Basketboll

WENDELL MITCHELL PËRFORCIMI I DYTË I HUAJ TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë të huaj në skuadër për edicionin e ri.

Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin amerikan, Wendell Mitchell.

Mitchell luan në pozitën 1, është i gjatë 191 cm, dhe vjen nga kolegji amerikan ”Texas”.

Mitchell në sezonën e fundit(2019-20) ka luajtur me një mesatare prej 10.2 pikë, 2.7 kërcime, 1.7 asistime te kolegji në fjalë.

Për të kjo do të jetë përvoja e parë jashtë SHBA-ve, deri tani Prishtina ka zyrtarizuar si trajner edhe kroatin Ante Nazor, derisa ka përforcuar rradhët e veta edhe me qendrën amerikane, Alioune Tew.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.