Basketboll

SHEMBULL PËR TU ADMIRUAR: LUKSEMBURGU KAMPION I EVROPIANIT PËR SHTETET NË ZHVILLIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Luksemburgu e ka fituar Kampionatin Evropianit të basketbollit për shtetet në zhvillim në konkurencën e femrave.

Vashat e këtij shteti arritën që në finalen e sontme të mposhtin Irlandën me rezultat të përgjithshëm 59-69.

Ky triumf bëri që Luksemburgu ta fitojë këtë trofe që për basketbollin femëror në këtë shtet është i pari dhe historik e që jepet një shembull i mirë se edhe nga një vend i vogël mund të nxirret diçka e mirë.

Ky shtet i vogël me pak më shumë se gjysmë milioni banorë, është shembull që duhet marrë nga vendet e ballkanit e konkretisht edhe Kosova, për punën e bërë viteve të fundit me basketbollin në veçanti atë femëror.

Shpresojmë që ky të jetë një mësim i mirë edhe për basketbollin e Kosovës(mbarë komunitetin), se si duhet të punohet për një Përfaqësuese profesionale dhe shembull.

Të kujtojmë se Kosova e mbylli këtë Evropian si e treta me medalje të bronztë, pas fitores së sotme ndaj Maltës dhe sigurisht që ky është një sukses historik pasi ishte debutim në garat ndërkombëtare.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.