Basketboll

EKSKLUZIVE: BESNIK AZEMI TE VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër mbetjes në Ligën e parë, skuadra e Vëllaznimit pritet të krijojë ekip të fuqishëm edhe në edicionin e ri për të kërkuar prapë elitën kosovare.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se gjakovarët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën mitrovicase nga Superliga, Besnik Azemi i cili shpejtë pritet të konfirmohet edhe nga klubi kuqezi.

Qendra 200 centimetërshe edhe gjatë stinorit 2014/15 ishte paraqitur me Vëllaznimin në 10 ndeshje dhe kishte luajtur me mesatare, 6.7 pikë, 3.6 asiste e 2.1 kërcime për ndeshje.

Derisa në edicionin 2020/21, Azemi me Trepçën luajti në 26 ndeshje me mesatare 9.4 pikë e 3.9 kërcime për ndeshje.

Sigurisht që me largimin e Azemit, Trepça do të ketë një lojtar më pak me cilësi në përbërje dhe kjo do t’ia vështirësonte synimet për edicionin e ri.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.