Basketboll

EKSKLUZIVE: KBF PRISHTINA TRANSFERON LOJTAREN E DYTË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër mbylljes së afatit kalimtar të transfereve në basketbollin femëror, skuadrat tona elitare po vazhdojnë të transferojnë lojtare të huaja me kosto shtesë.

AsistiOnline.com ka mësuar se skuadra e KBF Prishtinës së fundmi ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollisten amerikane, Andraquay Quinnine.

Në fakt, Quinnine është emër i njohur për basketbollin e Kosovës pasiqë në stinorin e fundit mbrojti ngjyrat e skuadrës së Trepçës.

Fundorja 176 centimetërshe me Trepçën u paraqit me mesatare 14.7 pikë, 4.7 kërcime e 3.7 asiste për ndeshje.

Përpos Kosovës, basketbollistja amerikane ka përvojë edhe në Serbi dhe Mal të Zi.

Të kujtojmë se ekipi kryeqytetas ka zyrtarizuar ditë më parë edhe lojtaren tjetër të huaj, Sarah Mgbeike, derisa nga vendoret ka rikthyer, Arbnore Përçukun dhe Marigona Rushitin e ka transferuar Agnesa Rrahmanin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.