PRISHTINA E RE VAZHDON ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e Re ka vazhduar me fitore në stinorin e ri të Ligës së parë.
Skuadra që drejtohet nga Albert Sylejmani ka triumfuar ndaj Vushtrrisë me rezultat 94-77.
Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore në këtë triumf të kryeqytetasve sonte, Art Islamaj me 26 pikë e 10 kërcime, Albin Rexhepi me 19 pikë, Arber Sinani me 17 pikë e 10 kërcime, Adhurim Aliaj me 16 pikë, si dhe Arber Rushiti me 11 pikë e 11 kërcime.
Te Vushtrria me lojë të mirë u dalluan, Engjëll Ramaj me 29 pikë dhe Erhan Sholla me 21 sosh.
Pas xhiros së dytë, Prishtina e Re gjendet e treta me 2 fitore nga 2 ndeshje, por me pikë të barabarta me dy pozitat e para. Derisa, Vushtrria ka 1 fitore dhe 1 humbje e gjendet 4-ta përkohësisht me 3 pikë.
Në xhiron e rradhës, Prishtina e Re i shkon Istogut e Vushtrria e pret Borean e pamposhtur deri tani.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.