Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
TRIUMF BINDËS PËR KUQEZINJËT NË LIGËN E PARË – AsistiOnline
Basketboll

TRIUMF BINDËS PËR KUQEZINJËT NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-anëtari i elitë kosovare në stinorin e shkuar, Vëllaznimi i Gjakovës e ka arritur fitoren e dytë rradhazi në Ligën e parë.

Kuqezinjët sonte triumfuan në udhëtim te Marigona Hill Prishtina me rezultat tejet të thellë 68-95.

Rahoveciasi Bardh Rexha me 20 pikë e 12 kërcime, ishte lojtari më i dalluar në këtë fitore për gjakovarët, ndihmuar edhe nga Rron Dahsyla me 18, Ujkan Karanezi me 16 e Atik Koshi me 14 pikë.

Te MH Prishtina, Arbnor Haliti pati 21 pikë, Gent Shala 17 pikë e 11 kërcime dhe Drilon Shala që shtoi 10 pikë.

Pas xhiros së dytë, Vëllaznimi renditet i dyti me 4 pikë dhe 2 fitore nga po aq ndeshjet e luajtura, derisa MH Prishtina mbetet me vetëm 2 pikë dhe ende pa fitore si e parafundit.

Vëllaznimi në xhiron e tretë i pret Dardanët e MH Prishtina i shkon New Basketit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.