Basketboll

XHIRO E 10 E ARTMOTION SUPERLIGËS STARTON SOT NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e dhjetë e ArtMotion Superligës së Kosovës starton sot me dy duele tejet interesante.

Dueli i parë do të zhvillohet në ”Minatori” të Mitrovicës mes dy skuadrave me synime të kundërta.

Trepça, e cila është lidere e elitës me shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Dritën, që ndodhet në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Kjo ndeshje fillon sonte nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Sport.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.