Basketboll

DERBI LOKAL PRIZRENAS HAP XHIRON E 13-TË NË ELITËN KOSOVARE

Java e 13-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet sot dhe nesër.

Sonte do të zhvillohet derbi lokal mes Bashkimit dhe Prizrenit 16.

Bashkimi ka shtatë fitore dhe pesë humbje, ndërsa Prizreni 16 ka shtatë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese.

Sfida fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.