PRISHTINA TRANSFERON NJË ORGANIZATOR AMERIKAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ka befasuar me një transfer të huaj në afatin kalimtar dimëror.
Ekipi kryeqytetas ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me organizatorin, Kenny Brown.
Lojtari në fjalë është i gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.
Përvoja e tij e fundit ka qenë në edicionin e kaluar në elitën e Rumanisë me skuadrën e Steaua Bukureshtit tek të cilët në 22 ndeshje ka pasur mesatare 15.1, 4.5 asiste e 2.1 kërcime për ndeshje.
Përpos SHBA-së dhe Rumanisë, Brown ka luajtur edhe në Turqi, Venezuelë dhe disa shtete të Lindjes së Mesme(Irak, Arabi, Saudite, Libi e Tunizi) etj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.