Basketboll

TREPÇA-DRITA, DUELI I PARË I DITËS SË SOTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro 24 e ArtMotion Superligës së Kosovës nisë sot me një duel në Mitrovicë.

Trepça dhe Drita do të luajnë kundër njëra tjetrës në palestrën ”Minatori”.

Pa asnjë dilemë, mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.