Basketboll

PRIZRENI 16 ME FITORE RUTINORE NDAJ DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu edhe siç ishte pritur, Prizreni 16 e ka fituar duelin e parë të xhiros 25 ndaj Dritës në Superligën e Kosovës.

Prizrenasit triumfuan ndaj gjilanasve me shifrat e thella 78-102, me rrjedhën e ndeshjes që nuk kishte diçka interesante sepse ekipi mysafir fitoi të gjitha periodat (19-24, 18-29, 20-27, 21-22).

I riu Leorit Morina shënoi më së shumti pikë te Prizreni 16 sonte, gjithsejt 25, derisa u dalluan edhe Xavier Cannefax me 20 pikë, Blend Matoshi me 15, Tyrell Williams me 14 dhe Robert McCoy me 12 sosh.

Te Drita lojë të mirë shfaqën, Nart Llapashtica me 20 pikë e Laurant Ibrahimi me 19 sosh.

Pas xhiros 25, Prizreni 16 renditet i 4-ti me 40 pikë, 15 fitore e 10 humbje, derisa Drita mbetet e fundit dhe ende pa asnjë fitore në elitë, derisa edhe praktikisht ka rënë nga elita.

Në xhiron e radhës, Prizreni 16 e pret Pejën e Drita i shkon Yllit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.