YLLI DHE PEPAJ VAZHDOJNË BASHKËPUNIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ardit Pepaj do të mbetet edhe për një stinor pjesë e Golden Eagle Yllit.
Skuadra suharekase ka njoftuar çaste më parë se ka arritur marrëveshje të re bashkëpunimi me basketbollistin e ri istogas, Ardit Pepaj.
”Reprezentuesi me i ri i Kosoves Ardit Pepaj vazhdon edhe kete vit me ne. Arditi pritet te jet vlere e shtuar per ekipin ne te gjitha garat”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kampioni aktual i Kosovës.
Pepaj sivjet te Ylli u paraqit në 27 ndeshje me mesatare 6 pikë, 1.9 kërcime e 1.2 asiste.
Klubi suharekas dje njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit me Gëzim Morinën e ditë më parë kontratat u vazhduan edhe me trajnerin Adis Beqiragiq dhe ndihmësin e tij, Petrit Zeqiri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.