Basketboll

FBK-JA ME NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR KLUBET

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar të gjitha klubet se nga sot, 1 deri më 12 korrik 2022 fillon paraqitja për regjistrim të klubeve në të dyja konkurrencat (senior/e dhe kategoritë e reja) për edicionin 2022-2023.

Në njoftim thuhet se Përfaqësuesit e Klubeve duhet të plotësojnë fletëparaqitjen edicioni 2022-2023, që ju është dërguar në email, dhe pas plotësimit duhet të dërgohet në adresën elektronike komesari@basketbolli.com.

Komentet janë të mbyllura.