Basketboll

VËLLAZNIMI KONFIRMON VAZHDIMIN E PARË PËR SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas konfirmimit për kompletimin e shtabit teknik, skuadra e Vëllaznimit ka nisur edhe me prezantimin e rosterit për stinorin e ri.

Gjakovarët sot kanë njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me basketbollistin, Rron Dahsyla i cili edhe për një stinor do të mbetet kuqezi.

”Pas një sezoni të suksesshëm ku arriti të bëhej kampion me dy ekipe (Vëllaznimi & Gjakova e Re ), Rroni vazhdon të jetë pjesë e KB Vëllaznimit edhe për një sezon. Lojtari i kombëtares u20 & u18 do të jetë ndihmesë shumë e madhe për klubin”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjakovare.

Dahsyla që në rikthimin e Vëllaznimit në elitë ishte prej lojtarëve kryesorë, prej vitesh paraqitet edhe me Përfaqësueset e reja të Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.