Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
GJERMANIA E DEMOLON HUNGARINË, VULOS FAZËN E DYTË – AsistiOnline
Basketboll

GJERMANIA E DEMOLON HUNGARINË, VULOS FAZËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania e ka vulosur fazën e dytë në Eurobasket 2022.

Skuadra gjermane e mposhti sonte thellë Hungarinë 71-106, për ta konfirmuar edhe njëherë formën e mirë që po e kalon në këtë turne prestigjioz.

Pesë basketbollistë nga 4 sa ishin në roster, realizuan pikë dyshifrore për Gjermaninë sonte, Christian Sengfelder (22), Maodo Lo (21), Niels Giffey (19), Andreas Obst (16) dhe Franz Wagner (15).

Te Hungaria lojë të mirë shfaqën, Zoltan Perl me 15 pikë e Szilard Benke me 13 sosh.

Gjermania e mbyll fazën grupore si e dyta me 4 fitore dhe 1 humbje, gjersa Hungaria eliminohet me 5 humbje nga 5 ndeshje në këtë Eurobasket.

Gjermania në fazën e dytë takohet me Malin e Zi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.