Basketboll

SOT SUPER-DERBI I BASKETBOLLIT KOSOVAR MES PRISHTINËS DHE PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon dita e dytë e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në Basketboll me dy ndeshje.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në kryeqytet, aty ku takohen Sigal Prishtina dhe Peja, dy prej ekipeve më të përforcuara edhe sivjet në treg me lojtarë.

Te bardhekaltrit u rikthye Dardan Berisha, pikërisht nga Peja, kurse verdhezinjtë kanë rikthyer Alban Veselin dhe Arti Hajdarin.

Të dy skuadrat po ashtu janë përforcuar me basketbollistë të huaj dhe pritet një super ndeshje, siç ka qenë gjithmonë mes këtyre dy skuadrave.

Përballja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në ArtSport e Klan Kosova, gjersa pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.