Basketboll

Përballje e ‘nxehtë’ sot edhe në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Një përballje mjaftë e nxehtë basketbollistike na pret sot edhe në ”Shani Nushi” të Gjakovës.

Dy skuadra që përafërsisht kanë synime të njejta sivjet, për tu stabilizuar në tabelë, Vëllaznimi dhe Rahoveci, do të kërkojnë fitoren.

Në xhiron e parë, gjakovarët kishin pësuar disfatë nga Bashkimi, andaj me çdo kusht sonte do të synojnë fitoren e Rahoveci e kishte nisur me fitore të madhe ndaj kampionit aktual, Yllit, por ‘vreshtarët’ kanë paralajmëruar luftë të madhe edhe sonte për fitore.

Kjo ndeshje fillon sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet në tri platforma televizive, Artmotion, Kujtesa dhe Ipko (kanali KSport).

Si zakonisht, pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.