Basketboll

Trepça sonte ndaj Gottingenit në çerekfinale të kualifikimeve për FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, Trepça sonte debuton në kompeticionin prestigjioz FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit njëherazit janë edhe organizatorë të njërit prej turneve kualifikues të kësaj gare e cila për tre ditë rresht do të na dhurojë super-ndeshje në ”Minatori”.

Trepça sonte ndeshet me skuadrën e fortë gjermane ”Gottingen” për të synuar fitoren e cila e dërgon në gjysmëfinale të turneut atje ku në rast të arritjes takohet me ekipin portugez ”Sporting CP”.

Dueli i Trepçës sonte fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport 1 në Artmotion.

Si zakonisht, pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.