Basketboll

5shja e javës dhe MVP (x2) nga xhiro e katërt e Superligës së Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe xhiroja e katërt na dhuroi shumë spekatakël me performanca fantastike personale të lojtarëve.

1. Organizatori larg më i mirë në xhiron e katërt, ishte Ivan Koljeviqi i Ponte Prizrenit, i cili këtë vit për herë të dytë e zë këtë pozitë në ASIST. Koljevic edhe njëherë ishte fenomenal me double double prej 17 pikëve e 13 asistimeve duke i marrë edhe 7 kërcime nën-kosh. Duhet theksuar patjetër saktësinë e tij nga loja ku i pati nga 4 tentime edhe për 2 pikë dhe edhe për tre ku i qëlloi nga tre ndërsa nga gjuajtja e lire i qëlloi 2 tentimet që i pati. Kjo performancë atij i dha indeksin prej +31 për tu shpallu playmakeri më i mirë i xhiros së 4.

2. Fundori më i mirë për herë të dytë rradhazi ishte Wayn Arnold i Ponte Prizrenit me një tjetër paraqitje briliante ku kësaj rradhe ndeshjen e mbylli me 28 pikë, prej tyre 8 herë ishte i saktë për tre pikë ndërsa vetëm një kërcim i mungoi për dyshifror të dyfshitë pasi i pati edhe 9 kërcime. Shifrave të tij ai i’a shtoi edhe 3 bllokada dhe 2 topa të vjedhur ndërsa indeksi prej +32 i dha atij epitetin e fundorit më të mirë të xhiros.

3. Pozita e alos më të mirë për xhiron katërt të këtij edicioni i takon Rodney Purvisit të Pejës, i cili gjithashu zë vend në 5shen më të miër për herë të dytë këtë sezonë. Purvis e udhëhoqi Pejën drejt fitores së katërt rresht me 30 pikë, prej tyre pati përqindje fantastike nga loja pasi i realizoi 6 treshe nga 9 tentimet ndërsa për dy i qëlloi 6 nga 8 tentimet. Purvis i pati gjithashtu edhe 4 asistime e 3 kërcime dhe me indeksin prej +32 definitivisht zgjidhet alo më i mirë i xhiros së dytë.

4. Alo-qendra më e mirë e kësaj jave ishte Daniel Lekndreaj i Bashkimit, i cili tashmë ka filluar të ambientohet edhe tek portokallinjët. Lekdreaj në ndeshjen kundër Rahovecit luajti me double – double prej 15 pikëve e 11 kërcimeve ndërsa i pati edhe 4 asistime. Edhe shkodrani pati një përqindje fantastike nga loja duke i realizuar 2 treshe nga 2 tentimet si dhe 4 nga 6 tentimet për 2 ndërsa këto shifra atij i dhanë indeksin prej +25 e që ishte më i larti për alo qendër këtë xhiro.

5. Dhe krejt në fund, në pozitën e qendrës më të mirë e xhiros së katërt të Prince Caffe Superligës për herë të dytë rradhazi na vjen gjiganti i Pejës Brad Waldow. Waldow edhe pse kësaj rradhe nuk kompletoi double double dhe luajti me 9 pikë, ishte fenomenal nën kosh duke i marrë 15 kërcime, 10 prej të cilave i mori në sulm ndërsa edhe me 3 asistime e 2 bllokada Waldow u notua me indeksin +22 e që ishte larg më i miri në pozitën e qendrës.

MVP I JAVËS (XHIRO 4) MVP I XHIROS 4

RODNEY PURVIS (PEJA) DHE WAYNE ARNOLD (PONTE PRIZRENI) NDAJNË EPITETIN E MË TË MIRIT KËTË JAVË

Adhurues të basketbollit, epiteti i MVP-së këtë javë do të ndahet në dysh dhe do t’i takoj plejmejkerit dy fundorëve që shkëlqyen këtë xhiro, Rodney Purvisit të Pejës dhe Wayne Arnoldit të Ponte Prizrenit.

Përderisa Purvis e udhëhoqi Pejën drejt fitores kundër Vëllaznimit me 30 pikë dhe saktësi fantastike ku i realizoi 6 treshe nga 9 tentimet dhe 6 dyshe nga 8 tentimet duke i shtuar edhe 4 asistime dhe 3 krëcime,

Arnold shkëlqeu kundër kampionëve aktual Golden Eagle Yllit me 28 pikë, ku i qëlloi 8 treshe nga 14 tentimet ndërsa i mungoi vetëm edhe një kërcim për të kompletuar double double pasi i pati edhe 9 kërcime. Arnold tregoi lojë të mirë edhe në mbrojtje duke i bërë edhe 3 bllokada e vjedhur edhe 3 topa me ç’rast që të dy lojtarët u notuan me indeks identik, +32.

Prandaj, kte javë në ASIST, titullin e MVP të xhiros së 4-të Prince Caffe Superligës me plotë meritë e ndajnë Rodney Purvis i Pejës dhe Wayn Arnold i Ponte Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.