Basketboll

Peja dhe Ponte Prizreni sot e hapin stinorin e ri në Ligën Unike

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis stinori i ri i Ligës Unike në konkurencën e meshkujve.

Dy skuadra kosovare do e hapin xhiron e parë dhe përballja pritet të jetë mjaftë interesante.

Sonte luajnë Peja e Ponte Prizreni në “Karagaç” me dy ekipet që synojnë fitoren e ajo do të ketë vlerë të dyfishtë.

Sfida nis nga ora 19:00 dhe do të transmetohet direkt në Sport3 në Artmotion dhe platformat tjera vendore.

Si zakonisht për më të rejat para ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar në mbarë shqiptarinë, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.