Basketboll

Trepça shton në skuadër qendrën amerikane Cadarian Raines

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka kryer një transfer të ri për skuadrën.

Mitrovicasit kanë nënshkruajtur me qendrën amerikane, Cadarian Raines.

Lojtari në fjalë është i gjatë 205 centimetra dhe në Kosovë vije pas përvojës së fundit me skuadrën nga Venezuela, Supersonicos me të cilët ka luajtur me mesatare prej 9.8 pikëve, 4.9 kërcimeve e 1.5 asisteve.

Raines në të kaluarën ka luajtur edhe në Qipro (Apollon Limassol, Enosis), Greqi (Apollon Patras), Çeki (USK Praha), Australi (Knox Raiders), Estoni (Tallinna Kalev), Bullgari (Beroe) etj.

Mbetet të shihet se cili do të jetë ndikimi i Raines në lojën e mitrovicasve.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.