Vazhdon forma fantastike e Pejës në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë në Ligën Ballkanike.
Verdhezinjët triumfuan sonte si mysafirë të Milenijumit nga Mali i Zi me shifrat 76-89.
Pejanë e nisën shumë më mirë këtë ndeshje duke krijuar epërsi 13 pikëshe pas çerekut të parë (13-26), derisa perioda e dytë i takoi ngushtë ekipit vendas që e fitoi atë (20-17), por Peja shkoi në pushim me avantazh dyshifror 33-43.
Në pjesën e dytë, Peja hyri furishëm dhe fitoi çerekun e tretë (20-31), gjersa Milenijumi tentoi rikthimin në periodën vendimtare (23-15), por Peja arriti të mbajë epërsinë dhe triumfoi në fund pa ndonjë telashe.
Komplet ekipi pejan sonte pati minuta nga trajneri Can Sevim e më të dalluarit ishin, Brad Waldow me 22 pikë, Rodney Purvis me 21, si dhe Isiah Umipig e Alban Veseli me nga 11 pikë secili.
Te Milenijumi u dalluan, Aleksandar Bogojevic e Petar Ivanovic me nga 15 pikë secili.
Duelin e radhës në BIBL, Peja e zhvillon me 29 dhjetor ndaj Hapoel Beer Shevas në ”Karagaç”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.