Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 514 – RIKTHIMI AKSIONIT TË SUPERLIGËS, DORËHEQJET E DY TRAJNERËVE VENDOR DHE EDON MAXHUNI SHPALLET MVP NË FIBA EUROPE CUP

Java që e lamë pas shënoi kthimin e aksionit të i elitës së basketbolli kosovar, Prince Caffe Superligës. Ndeshjet filluan me derbin e mbetur të xhiros 10 ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës të mërkurën e kaluar ndërkohë vikendi solli duelet e xhiros 14 e cila shënoi fundin e ciklit të dytë vjeshtor. Peja në Mizahir Isma mposhti Rahovecin dhe vjeshtën e përmbylli si kampione me 11 fitore e 3 humbje kurse në Sezai Surroi, Sigal Prishtina mposhti Ponte Prizrenin dhe vjeshtën e përfundoi në vendin e dytë. Pas këtyre dy humbjeve të së shtunës skuadrat që pësuan mbeten edhe pa trajner pasi kryetrajnerët e vetëm vendor në Superligë, Arbnor Rifati dhe Muhamed  Mujo Thaqi dhanë dorëheqje. E diela solli edhe një përballje dramatike në Prizren. Kësaj here Bashkimi ishte nikoqir i Golden Eagle Yllit dhe ndeshja shkoi në vazhdime kurse në Minatori Trepça iu kthye fitoreve duke mposhtur Vëllaznimin. Gjitha këto raporte, analiza dhe shpalljen e Pesëshes dhe MVP-së së Javës do të mund t’i shikoni në ASISTIN 514

 

Blloku i basketbollit të femrave këtë javë sjell aksion të dyfishtë, atë të Ligës Unike dhe Superligës së Kosovës. Përderisa Liga Unike për Femra zhvilloj ndeshjet e xhiros 4 në kuadër të së cilës në Kosovë u zhvilluan dy ndeshje dhe mysafire ishin dy skuadrat tiranase, ato të Partizanit që shkuan në konak te Bashkimi në Prizren dhe vashat e Tiranës që u pritën nga Penza në Karagaq , vlonjatet e Flamurtarit ishin nikoqire të Prishtinës. Veçori e kësaj xhiroje ishte se pati ndeshje të ngushta dhe me finish dramatik, sidomos në Prizren dhe Vlorë. Ndërkohë në vikend Superliga e Kosovës për femra zhvilloi xhiron 10 ku të gjitha skuadrat favorite shënuan fitore dhe vashat e Bashkimit shpallen kampione të vjeshtës pa humbje.

Blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST kësaj here flet për suksesin e jashtëzakonshëm të Edon maxhunit i cili u shpall MVI i Javë në FIBA Europe Cup pas shfaqjes së mrekullueshme me ekipin e tij Creilsheim Merlins kundër ish skuadrës së tij Den Bosch Heroes. Ndërkohë, në elitën turke Kenan Spahiu dhe Ergjan Osmani u ndeshën njëri kundër tjetrit. Se kush triumfoi dhe si, do ta mësoni në tregimin e përgatitur nga Lirim Peci.

 

Fluturimin basketbollistik nëpër parketet ndërkomëtare do ta vazhdojmë duke shkuar përtej Oqeanit Atlantikë në NBA prej nga Artmotion, të dielën e ardhshme ju sjell dhuratën e fundvitit dhe super-maratonën e Ditës së Krishlindjeve në NBA me hiq më pak se 5 ndeshje rresht. Kush me kë do të takohen në këtë ditë speciale? Kush u shpall MVP i Javës në Lindje e Perendim? Çka  ka të re në NBA? Këtë do të shohim në tregimet e përgatitura nga Arbon Flugaj specialisti i NBA në ASIST.

 

Krejt në fund ASISTIN 514 e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të Prince Caffe Superligës

Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.