Prishtina pëson thellë nga Lublini në ENBL League
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ka pësuar thellë në xhiron e katërt të ENBL Ligës e zhvilluar sonte në Zielona Gora të Polonisë.
Kryeqytetasit nga Kosova janë mposhtur nga Start Lublini me rezultatin 69-89.
Ekipi polak i fitoi pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (20-29, 13-26, 14-15), përpos të tretës që e fitoi Prishtina (22-19) e kjo nuk mjaftoi për fitore të cilës në fund iu gëzua ekipi polak.
Melvin Cleveland me 30 pikë ishte enigmë e pazgjidhur për prishtinasit sonte, gjersa u ndihmua edhe nga Barnies Troy me 11 pikë, si dhe Cavars Klavs e Szymanski Roman me nga 10 pikë secili.
Te Prishtina që luajti pa Dardan Berishën e lënduar, sonte u dalluan, Derrick Wilson me 17 pikë, Rezart Mehmed me 14 e Dustin Thomas me 13 sosh.
Momentalisht, Prishtina ka 3 humbje e vetëm 1 fitore në këtë garë evropiane.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.