Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Washington me rekord prej 60 pikëve, As Prishtina fiton përsëri për të besuar në mbijetesë – AsistiOnline
Basketboll

Washington me rekord prej 60 pikëve, As Prishtina fiton përsëri për të besuar në mbijetesë

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka arritur edhe fitoren e dytë në stinorin pranveror të Ligës së parë te meshkujt.

Ekipi prishtinas sonte ka triumfuar ndaj ekipit prizrenas, New Basket me shifrat 101-109.

Rrjedha e ndeshjes ishte e jashtëzakonshme me vetë faktin që u shënuan plotë 210 pikë, gjersa ekipi prishtinas i shkaktoi disfatën e parë pas 10 fitoreve rresht ekipit të New Basketit.

Amerikani, Leondre Washington edhe sonte ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e As Prishtinës, por tash duke e rritur edhe më shumë kontributin dhe shënoi plotë 60 pikë, por shtoi edhe 13 kërcime, 5 asiste e 6 vjedhje topash dhe për ti siguruar fitoren ekipit të tij.

Përpos Washington te As Prishtina, sonte u dalluan edhe Dardan Sejdiu me double-double 20 pikë e 12 kërcime dhe Ermir Gashi që shtoi 12 pikë.

Te New Basketi s’mjaftuan për fitore, Jashawn Brooks me plotë 42 pikë e Hajriz Hazeri me 19 sosh.

Tash, As Prishtina ka 2 fitore e 21 humbje, gjersa New Basketi ka 16 fitore e 7 humbje.

Në xhiron e ardhshme, As Prishtina e pret Borën e New Basketi i shkon Istogut.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.