Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina pa asnjë telashe ndaj Rahovecit, rikthen kreun e tabelës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar duelin e xhiros 20 në elitën e basketbollit kosovar, duke e mposhtur Rahovecin.

Prishtinasit kanë triumfuar në ”Mizahir Isma” me shifrat e thella 48-82.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik që vlen të theksohet, pasi mysafirët e dominuan duelin nga fillimi e deri në fund për të shënuar fitore meritore.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Prishtinës sonte ishin, Dustin Thomas me 16 pikë, Dardan Berisha e Both Gach me nga 13, si dhe Derrick Wilson me 11 sosh.

Te Rahoveci me lojë të mirë u dalluan, Gary Blackston e Edmond Kryeziu me nga 11 pikë.

Pas 20 xhirove, Prishtina mban pozitën e parë në tabelë edhe pse me pikë të barabarta me Golden Eagle Yllin, por ka koshdallim më të mirë. Kryeqytetasit kanë 15 fitore e 5 humbje.

Ndërsa, Rahoveci mbetet në kuotën e dy fitoreve dhe sonte pësoi disfatën e 18-të.

Në xhiron e ardhshme, Sigal Prishtina e pret Ponte Prizrenin e Rahoveci i shkon Pejës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.