Basketboll

Qendra amerikane me shumë përvojë, përforcoi radhët e Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimeve të rëndësishme si Rodney Purvis, Isiah Umipig dhe Khaliq Spicer, ekipi i Pejës ka zyrtarizuar transferin e parë.

Verdhezinjët kanë prezantuar në radhët e tyre basketbollistin amerikan, Marvin Jefferson.

Lojtari i gjatë 206cm, ka një përvojë të madhe në basketbollin evropian nëpër shtete si: Francë, Turqi, Ukrainë, Uruguai, Poloni dhe Meksikë.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e ekipit nga liga e parë e Izraelit, Maccabi Ramat Gan ku në 5 ndeshje kishte mesatare prej 8.8 pikëve e 4.6 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.