Basketboll

Prishtina shkruan edhe njëherë historinë, kualifikohet në “play off” të ENBL Ligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është kualifikuar në play off të Ligës ndërkombëtare evropiane, ENBL League.

Ekipi prishtinas është kualifikuar në fazën e dytë të kësaj gare, pas fitores së Budivelnykut ndaj Siauliait, transmeton AsistiOnline.com

Pra, realisht ekipi ukrainas i Budivelnykut i ka bërë ‘nder’ ekipit tonë kosovar, pasi në rast fitoreje të Siauliait, Prishtina do të eleminohej dhe tutje do të kalonte ekipi lituanez.

Në këtë garë prestigjoze evropiane sivjet, po luajnë skuadra elitare polake, lituaneze, ukrainase, izraelite, çeke dhe estoneze.

Ky është vetëm edicioni i parë që klubi i madh shqiptar mori pjesë në Ligën ENBL.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohet edhe kundërshtari i radhës i prishtinasve në këtë garë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.