Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga xhiro 22 e Superligës së Kosovës

PESËSHJA E JAVËS (XHIRO 22) 1. HAJDARI (PEJ), 2. D.BERISHA (SPR), 3. LEKNDREAJ (BASH), 4. G. MORINA (GEY), 5. GORDON (TRE).

1. Plejmejkeri më i mirë. këtë javë shpallet përsëri kapiteni, Arti Hajdari i cili luftoi në derbin klasik me prishtinasit dhe mori përgjegjësinë për ta udhëhequr ekipin e tij me 14 pikë dhe atë me efikasitet fenomenal prej 80% për dyshe, duke qëlluar 4 nga 5 tentimet dhe 50% për treshe, duke realizuar dy nga 4 trepikëshat, ndërsa shtoi edhe tre treshe tjera: 3 kërcime, 3 asistime dhe vodhi 3 topa dhe gjatë tërë kohës luajti mbrojtje ndaj kapitenit prishtinas, Dardan Berishën, për çka u notua me indeksin plus 20 si plejmejkeri i javës.

2. Fundori më i mirë realizues i xhiros, shpallet pikërisht kapiteni prishinas, Dardan Berisha i cili luftoi dhe ishte më i miri këtë javë, duke realizuar 22 pikë, prej tyre 4 treshe dhe shtoi 6 kërcime e 3 asistime pa e humbur asnjë top të vetëm, për çka e fitoi indeksin prej plus 22 si fundori i javës.

3. Alo më e mirë këtë javë, shpallet luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj i cili në përballjen me Vëllaznimin në Gjakovë, shkëlqeu me double double fenomenal prej 17 pikëve e 15 kërcimeve, ndërsa në mbrojtje ishte i pakalueshëm, pasi vodhi hiq më pak se 5 topa, gjithashtu duke asistuar në sulm tre herë dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin fenomenal prej +28.

4. Në pozitën e alo qendrës, këtë javë e kemi kapitenin e Golden Eagle Yllit, Gëzimi Morinën i cili ishte lider dhe koshashënuesi më i mirë në fitoren ndaj Rahovecit që befasisht doli të jetë shumë më e vështirë se sa ishte pritur. Gëzimi shënoi 23 pikë me efikasitet të shkëlqyeshëm, duke qëlluar 3 treshe nga 5 tentime me efikasitet fenomenal prej 60% kurse për dy pikë, ishte gati i pagabueshëm dhe qëlloi 4 nga 5 tentimet me 80% të saktësisë. Veç 23 pikëve, kapiteni Morina realizoi edhe 7 kërcime, 2 asistime dhe 2 topa të vjedhur, për çka meritoi indeksin plus 23 më të mirë për një alo-qendër këtë javë

5. Dhe në pozitën e qendrës këtë javë, përsëri vjen gjiganti mitrovicas, Andrew Gordon i cili përpak nuk shënoi double double, pasi i mungoi një kërcim dhe luajti me 10 pikë e 9 kërcime, por këto shifra ndoshta duken jo të mjaftueshme megjithatë, Gordon ishte i tmershëm në mbrojtje me, besoni apo jo hiq më pak se 7 bllokada dhe shikuar kështu, përpak i ka ikur triple-double, andaj me indeksin prej plus 21, shpallet qendra më e mirë e javës.

MVP I XHIROS 22 – DANIEL LEKNDREAJ (BASHKIMI)

Adhurues të basketbollit, këtë javë sërish për MVP nuk patëm dilemë fare, sepse luftëtari shkodran i Bashkimit na e lehtësoi punën shumë me double double-in e tij fantastik, prej 17 pikëve e 15 kërcimeve dhe duke shtuar edhe 5 topa të vjedhur dhe asistuar 3 herë, andaj me indeksin prej plus 28, më të mirën në xhiron 22… e fiton epitetin e MVP-së së javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.