Basketboll

Bashkimi sonte në Stara Zagora për fitoren e parë në BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka udhëtuar dje drejt Bullgarisë për të zhvilluar dy duele në kuadër të Ligës Ballkanike.

Portokallinjët sonte do të ndeshen me ekipin e Beroes me fillim nga ora 17:30, për të arritur fitoren e parë në kuadër të BIBL-së, për këtë edicion.

Dueli zhvillohet në ”Stara Zagora”, atje ku i zhvillon ndeshjet ekipi i Beroes.

Transmetim direkt pritet të ketë në You Tube e linkun ju sjellim pak para fillimit.

 

 

Komentet janë të mbyllura.