Basketboll

Prishtina dhe Ylli sot në derbin e xhiros, kërkojnë fitoren për lidershipin e tabelës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot luhet kryendeshja e xhiros 23 në elitën e basketbollit kosovar.

Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli takohen në kryeqytet, për të kërkuar fitoren e cila do ta sillte kreun e tabelës për cilindo ekip.

Në duelet direkte sivjet, gjithçka është e barabartë mes dy ekipeve, 2 fitore i ka Prishtina e 2 i takojnë Yllit, megjithatë Prishtina njërën e ka në Superligë e tjetrën në gjysmëfinale të Kupës, gjers Ylli të dyja fitoret i ka në Superligë.

Super-dueli fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.