Basketboll

Peja sot mysafire e Levskit në Bullgari, për fitoren e radhës në BIBL

Prishtin(AsistiOnline) – Ekspedita e KB Pejës gjatë ditës së djeshme ka mbërritur në shtetin e Bullgarisë, para dy dueleve tejet të rëndësishme në Ligën Ballkanike.

Ekipi ynë kosovar sot ndeshet me Levskin në Sofje të Bullgarisë, për fitoren e radhës në këtë garë që edhe sivjet është tejet interesante.

Peja dhe Levski takohen sot nga ora 16:30 me kohën tonë lokale e dueli zhvillohet në palestrën ”Universiada Hall” të Sofjes.

Peja deri tani ka 4 fitore e vetëm 1 humbje në këtë garë, gjersa Levski numëron plotë 6 disfata e vetëm 1 fitore.

Dueli transmetohet direkt në You Tube e linkun e postojmë pak para ndeshjes.

 

 

Komentet janë të mbyllura.