Basketboll

Liga Unike e Femrave: Final 4 luhet në qytetin e Vlorës

Prishtinë(AsistiOnline) – Final Fouri i Ligës Unike për Femra do të luhet në qytetin e Vlorës.

Kështu ka njoftuar para disa minutave faqja zyrtare e Ligës Unike.

Sipas njoftimit të lëshuar, thuhet se bordi drejtues i Ligës Unike me kërkesë të klubit të femrave Flamurtari nga Vlora për organizim të Final Four Ligës Unike për Femra, e ka shqyrtuar atë dhe ka marrë vendim që ky aktivitet të organizohet më 15/16 Mars nga klubi në fjalë.

Njoftimi i plotë i Ligës Unike:
Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Vlorë

Bordi Drejtues i Ligës Unike më 01.03.2023 pas shqyrtimit të kërkesës së klubit të femrave Flamurtari nga Vlora për organizim të Final Four Ligës Unike për Femra ka marrë vendim që ky aktivitet të organizohet më 15/16 Mars nga klubi në fjalë, pasi që i njëjti i ka plotësuar të gjitha kriteret konform Udhëzuesit për Organizim të Final Four Liga Unike.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit Drejtues të Ligës UNIKE,
Ilir TREBICKA
Kryetar i Bordit Drejtues
Liga UNIKE
Të kujtojmë se Liga Unike te meshkujt, sivjet është pezulluar për shkak të bojkotit nga disa prej ekipeve nga Shqipëria, të cilat nuk pranonin të luanin.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.