Basketboll

Pak para fundit, vazhdon epërsia e ngushtë e Prizrenit ndaj Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbyllet çereku i tretë i derbit lokal prizrenas.

Pas kësaj periode, po avancon ekipi i Ponte Prizrenit me rezultat të ngushtë 59-53.

Te Ponte Prizreni po dallohet, Adam Grant me 17 pikë e te Bashkimi, Daniel Lekndreaj me 13 sosh.
_______________

Mbyllet pjesa e parë e derbit lokal prizrenas.

Pas kësaj pjese të lojës po avancon ekipi i Ponte Prizrenit me rezultat 39-33.

Te Ponte Prizreni po dallohet, Wayne Arnold me 10 pikë e te Bashkimi, Qëndrim Birjh me 9 sosh.
_______________

Mbyllet çereku i parë i derbit lokal prizrenas.

Pas kësaj periode po avancon ekipi i Ponte Prizrenit me rezultat të ngushtë 21-16.

Te Ponte Prizreni po dallohet, Urim Zenelaj me 8 pikë e te Bashkimi, Curtis Jones me 5 sosh.
_______________

Ju sjellim pesëshet startuese të ndeshjes, Ponte Prizreni – Bashkimi, e vlefshme për xhiron 24 në elitën e basketbollit kosovar.

Edin Kërveshi starton me këta pesë lojtarë: Arnold, Grant, Zenelaj, Janjeva, Williams.

Audrius Prakuraitis e nis kështu: Samuels, Jones, Rugova, Nixon, Lekndreaj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.