Basketboll

Sot derbi më i zjarrtë lokal kosovar aktualisht, ‘bardhezinjët’ dhe ‘portokallinjët’

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 24-të e elitës së basketbollit kosovar vazhdon sot me një duel që pritet të jetë tepër interesant.

Bëhet fjalë për derbin më të zjarrtë lokal kosovar, aktualisht. Ponte Prizreni dhe Bashkimi përballen në ”Mizahir Isma” të Rahovecit, për të kërkuar fitoren me shumë vlera.

Vlen të ceket se Bashkimi me fitore i afrohet maksimalisht sigurimit të ”play off”-it, ndërsa Ponte Prizreni me fitore eventuale mbetet në garën për dy versione: inkuadrim në ”play off” dhe largim nga zona ”play out”.

Në duelet direkte sivjet, Bashkimi ka avantazhin me dy fitore, karshi 1 triumfi të Ponte Prizrenit, e sikurse ky bilanc dhe ndeshjet në përgjithësi mes dy ekipeve, ‘nxehtë’ pritet edhe sonte.

Dueli fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në (Art – Sport1 dhe Klan Kosova në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.