Basketboll

Fantastike: Astera Tuhina kampione e konferencës me kolegjin e saj në NCAA1

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm fantastik ka ardhur sot në mëngjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku anëtarja e re e Përfaqësueses së Kosovës, Astera Tuhina e ka fituar titullin e Konferencës me kolegjin e saj.

Tuhina që është në vitin e parë të saj me ”Washington State Cougars”, kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit për Konferencën e Pacifikut 12, një trofe jashtëzakonisht i rëndësishëm ky në SHBA.

Në ndeshjen finale për këtë triumf të ekipit, Astera ishte prej lojtareve më të dalluara pasi arriti të shënojë gjashtë pikë, bëri gjashtë asistime dhe vodhi dy topa.

Pas triumfit, festa e saj ishte shumë emocionuese.

Lojtarja e kombëtares së Kosovës u mbulua me flamurin e Kosovës dhe rrjetën e koshit të finales e mori në shtëpi.

Të kujtojmë se Astera ka qenë pjesë e Përfaqësueseve të reja të Kosovës, derisa është paraqitur edhe me ekipin A të femrave në dy kampionatet evropiane për shtetet në zhvillim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.