Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Vëllaznimi ankohet përsëri, s’pranon vendimin e Komisionit të Garave për përsëritjen e ndeshjes – AsistiOnline
Basketboll

Vëllaznimi ankohet përsëri, s’pranon vendimin e Komisionit të Garave për përsëritjen e ndeshjes

Prishtinë(Asistionline) – Drejtuesit e klubit të Vëllaznimit s’po pajtohen as me vendimin e radhës së Komisionit të Garave për ndeshjen me Prishtinën.

Klubi gjakovar ka bërë ankesën e dytë në Komisionin Arbitrar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke e kontestuar vendimin e radhës nga Komisioni i Garave.

Në një deklarim elektronik për AsistiOnline.com, drejtuesit e klubit gjakovar kanë konfirmuar ankesën e radhës dhe se janë në pritje të vendimit të ri.

Të kujtojmë se Komisioni i Garave e botoi sot në faqen zyrtare të FBK-së, njoftimin se ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës duhet të përsëritet, duke dhënë arsyetimin për marrjen e vendimit.

Këtë lajm e gjeni mëposhtë:

Komisioni i Garave merr vendimin e radhës që ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës të përsëritet

AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e rastit.

Komentet janë të mbyllura.