Basketboll

Prishtina – Flamurtari, gjysmëfinalja e parë e Unikes për femra

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Ligës Unike për femra.

Ndeshja e parë është ajo mes ekipit të Prishtinës nga Kosova dhe Flamurtarit të Vlorës nga Shqipëria.

Në stinorin e rregullt, Prishtina i mbylli garat në vendin e tretë e Flamurtari në të dytin.

Ndeshja luhet sot nga ora 16:00, ndërsa organizator i turneut është ekipi i Flamurtarit të Vlorës.

Për transmetimin e ndeshjeve do të ju njoftojmë me kohë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.