Basketboll

Reagim i kryesisë së klubit të Prishtinës, ndeshja për vendin e tretë në pikëpyetje

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave ka reaguar ashpër pas humbjes në gjysmëfinale të Ligës Unike nga Flamurtari.

Ekipi kryeqytetas nga Kosova nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ka shkruajtur se ndeshja mes tyre dhe Flamurtarit u njollos nga gjyqtarët pasi ata e vendosën epilogun final.

Një njoftim, pëmendet edhe një skandal që sipas ekipit prishtinas që ishte aktivizimi i një lojtare të Flamurtarit edhe pse ajo kishte pesë gabime personale, por e vazhdoi ndeshjen edhe përkundër ankesës së KBF Prishtinës.

Krejt në fund, theksohet se klubi prishtinas ka bërë ankesë për gjitha këto shkelje dhe në rast se nuk merret ndonjë vendim deri nesër, atëherë ndeshja për vendin e tretë nga ana e tyre është në pikëpyetje.

Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e KBF Prishtina:

Reagim!

Sonte kur pritej që të kishim një spektakël basketbolli në Final Four-in e Ligës Unike, ndodhi ajo që më se paku pritej!

Basketbolli si sport shumë i dashur në vendin tonë u njollos nga dy gjyqtarët nga Shqipëria, madje njëri nga ta gjyqtar ndëkombëtar i FIBA-s, dhe delegatja e ndeshjes të cilët janë të thirrur të ndajnë drejtësi, e që pikërisht bënë të kundërtën.

Një nga shumë skandalet që ndodhën sonte është aktivizimi i lojtares me pesë gabime personale e cila ka vazhduar ndeshjen edhe përkundër ankesës sonë. Pas tërheqjes sonë dhe kthimit në fushë pas disa minutave, gjyqtari kryesor i ndeshjes (Ervin Koçi) e ka larguar nga ndeshja, kur këta gjytarë ja arritën qëllimit. Kjo vërtetohet më së miri me numrin e gjuajtjeve të lira ku ne kishim 12, ndërsa ekipi kundërshtar pati 32 gjuajtje të lira.

Skudra jonë edhe përkundër shumë dëmtimeve materiale luftoj deri në atomin e fundit kundër skuadrës së Flamurtarit dhe individëve të pandërgjegjshëm.

Pas ndeshjes kemi berë ankesë për shkeljet gjatë
ndeshjes dhe presim përgjigje nga organet kompetente të Ligës Unike.

Në rast se kërkesa jonë nuk mirret parasysh, atëherë
paraqitja jonë në ndeshjen e nesërme vihet në pikëpyetje!

Me respekt,
KBF Prishtina

 

Komentet janë të mbyllura.