Basketboll

Sonte gjysmëfinalet e para të Ligës së parë, dy përballje mjaftë të nxehta

Të martën kanë përfunduar garat e rregullta në Ligën e Parë të Meshkujve e sot menjëherë nis ”play off”, apo ndeshjet finale që përcaktojnë inkuadruesin e ri në Superligë.

Pas 30 ndeshjeve, Istogu dhe Vushtrria kanë nga 24 fitore e gjashtë humbje, por istogasit do të garojnë nga vendi i parë dhe në “Play-off” do të përballen me New Basket, që përfundoi në vendin e katërt me 20 fitore e dhjetë humbje.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet mes Vushtrrisë dhe Bora-s. Vushtrriasit kishin 24 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit 22 fitore e tetë humbje.

Në finale do të kualifikohen skuadrat që arrijnë dy fitore. Finalja po ashtu zhvillohet me dy ndeshje të fituara, ku fituesi inkuadrohet në Superligë, kurse finalisti do të garojë në “Play-out” me skuadrën e shtatë të Superligës për një vend në garat e elitës për edicionin e ardhshëm.

Orari

E premte (SOT)

18:30 Vushtrria me Bora-n

19:00 Istogu me New Basket

Komentet janë të mbyllura.