Basketboll

Xhiro e 26-të hapet sot me derbin e skuadrave nga fundi i tabelës

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës starton sot me një duel mjaftë interesant.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë.

Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit ështëmë i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport3 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.