Basketboll

Ylli arrin fitore pa telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka arritur fitore tejet të thellë në kuadër të xhiros 26-të në kampionatin tonë.

Skuadra therandase triumfoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me shifrat 75-89.

Vetëm çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë (15-15), gjersa nga perioda e dytë e tutje (18-32, 18-24, 24-18) mysafirët e morën kontrollin e ndeshjes dhe e fituan atë me meritë.

Rashun Davis ishte më i dalluari në radhët e Yllit sonte me 18 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Ardit Pepaj e Henrik Shirko me nga 16, si dhe Bashir Ahmed e Chris Harris me nga 12 sosh.

Te Vëllaznimi lojë të bukur shfaqën, Devin Johnson me 27 pikë e Jordan Harris me 21 sosh.

Pas 26 xhirove, Golden Eagle Ylli ka 19 fitore e 7 humbje, gjersa Vëllaznimi ka 8 fitore e 18 humbje.

Në xhiron e parafundit, Vëllaznimi e luan derbin ndaj rivalit direkt për ”play off”, Ponte Prizrenit e Golden Eagle Ylli e pret Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.