Basketboll

Peja dhe Bashkimi sonte mbyllin xhiron e parafundit

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e fundit e xhiros 27-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet sonte në ”Karagaç” të Pejës.

Atje takohen dy skuadrat me traditë të madhe në basketbollin tonë, Peja dhe Bashkimi.

Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport 1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.