Basketboll

Kampioni dhe nënkampioni në fuqi, përballen sot në derbin e xhiros

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet derbi i xhiros 27-të në elitën e basketbollit kosovar.

Golden Eagle Ylli dhe Trepça, takohen në ”13 Qershori” të Therandës për të kërkuar fitoren.

Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje.

Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktual të Kosovës.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & Klan Kosova në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.