Basketboll

Illmen Bajra me Homburgun kalojnë fazën e parë të play off-it në Ligën e parë gjermane

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i ri dhe me shumë perspektivë, Illmen Bajra po vazhdon ta udhëheq me sukses ekipin gjerman të femrave, Bod Homburg.

Këta të fundit e kanë kaluar fazën e parë të ”play off”-it, duke e mposhtur Heidelbergun edhe në ndeshjen e dytë të serisë me rezultatin 80-61.

Në ndeshjen e parë, Homburgu kishte triumfuar si mysafir i Heidelbergut 67-77.

Në çerekfinale të ”play off”-it, Homburgu do të takohet me ekipin BBZ.

Të kujtojmë se Illmeni në fund të edicionit të kaluar ishte larguar nga basketbolli i Kosovës, duke vazhduar jetën familjare në shtetin gjerman, atje ku po e vazhdon karrierën profesionale me shumë sukses.

Bajra ishte prej trajnerëve më perspektivë në vend dhe shpresojmë që të e vazhdojë kontributin për basketbollin kosovar edhe më tutje, për aq kohë sa i jepet dhe i besohet hapësirë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.