Basketboll

ASISTI 530: Analiza e çerekfinaleve dhe parashikimi i gjysmëfinaleve

Arbër Loxha (Kujtesa) dhe Lirim Peci (Artmotion) sonte në ASIST vijnë me një diskutim dhe analizë të detajuar të gjysmëfinaleve fenomenale që na presin këtë javë: Peja – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina – Trepça 

ASISTI 530 sonte analizon në mënyrë të detajuar seritë çerekfinale Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi dhe Trepça – Bashkimi ku kampionët e dyfishtë aktual të Prince Caffe Superligës, Ylli dhe rivali i tyre në finalen e vjetme Trepça, aktualisht fituesja e Kupës së Kosovës janë kualifikuar tutje për të caktuar dy çifte fantastike gjysmëfinale me Pejën, respektivisht El Klasikon që mitrovicasit do ta luajnë kundër Sigal Prishtinës.

Përmbledhja dhe analiza e katër ndeshjeve të zhvilluara javën e kaluar së bashku me blloqet speciale ku do të mësojmë cila ishte Pesëshja më e Mirë e Çerekfinaleve dhe kush ishte lojtari më i dobishëm apo MVP.

“N’prag të gjysmëfinaleve” do të jetë pjesa qendrore e ASISTIT 530 me mysafirët special, ata që do t’i komentojnë ndeshjet e serive gjysmëfinale,  Arbër Loxhën nga Kujtesa  dhe Lirim Peci nga Artmotion.

Lirim Peci (Artmotion)

Si i shohin këto gjysmëfinale Arbëri e Lirimi?

A do të ndryshojnë taktikat e tyre Beqiragiqi e Haddari?

Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e Pejës dhe Yllit?

Arbër Loxha (Kujtesa)

Si i komentojnë “kritikat e ashpra” të Beqiragiqit drejtuar lojtarëve të vet pas serisë me Vëllaznimin ?

Si i cilësojnë Arbëri dhe Lirimi parashikimet pesimiste të Beqiragiqit n’prag të serisë me Pejën?    

Lidhur me El Klasikon në gjysmëfinalen e Play Offit, komentatorët parashikojnë se çfarë 

do të përgatisin nxënësi e mësuesi për njëri tjetrin kësaj here?

A do ta ndryshoj filozofin e lojës Engin Gençogl ndaj Ahmet Kandemirit në këtë seri pasi secili e fitoj nga një përballje ndaj rivalit?

Krejt në fund, Ulpiana Emra i vë në siklet dy kolegët e saj Arbërin dhe Lirimin duke i “detyruar: të parashikojnë se kush do të triumfoj në këto dy seritë:   

  • sulmi atomik pejan apo mbrojtja granite e therandasve që vitin e kaluar iu solli titullin e dytë rresht?
  • eksperienca e Trepçës apo energjia e rinisë së Prishtinës ?

Këto dhe shumë më shumë në bisedën shumë interesante dhe simpatike me ata që do t’ju sjellin kënaqësitë dhe bukurit e basketbollit të gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës sonte në ASISTIN 530.

Superliga e Kosovës në Basketbolli për Femra tashmë ka hyrë në fazën e finales së finaleve dhe më vend për gabim nuk ka . Sonte analiza e dy ndeshjeve të fundit ku seria është plotësisht e barabartë dhe ajo skuadër që fiton duelin e pestë do të ngrit trofeun e kampioneve.

A do të fitojnë prizrenaset titullin e parë pas plot pesë viteve dhe të shtatin në histori të basketbollit të pavarur kosovar apo prishtinaset titullin e dymbëdhjetë?       

Cila nga këto dy skuadra do të bëhet kampione e sivjetme dhe do ta sjell Kupën te vendi i Kupave?

ASISTI 530 gjithashtu sjell përmbledhjen e ndeshjeve të Play Offit mes Ponte Prizrenit dhe Borës që përcaktuan skuadrën e tetë e cila kompletoj tetëshen e elitës së basketbollit kosovar për edicionin e ardhshëm 2023/24 të Prince Caffe Superligës 

Blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona Shqiptarët në Botë sonte sjell lajme mbi lojën fenomenale të Kenan Spahiut kundër kampionëve aktual të Evropës, Anadolu Efesit.

Sonte në kuadër të NBA në ASIST do të shikoni përmbledhjen komplete të përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit dhe analizën e dueleve të fazës kualifikuese të Play In dhe startit të Play Offit të sivjetmë.

Krejt në fund, sipas zakonit vjen ajka dhe Top 10 aksionet fantastike të javës çerekfinale të Prince Caffe Superligës 

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 530 me bisedën shumë speciale dhe simpatike nën udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës. 

Komentet janë të mbyllura.