Basketboll

Shtyhet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Prishtinës dhe Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e pestë dhe vendimtare e serisë gjysmëfinale mes Prishtinës dhe Trepçës, është shtyer.

Kjo ndeshje ishte e paraparë të luhej të enjtën, por tash do të zhvillohet një ditë më vonë, të premtën që vjen.

AsistiOnline.com ka mësuar se deri te kjo shtyerje ka ardhur si shkak i punimeve që po zhvillohen në palestrën e Pallatit të Sporteve në Prishtinë, për sportin e hendbollit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.