Basketboll

Hadar për Pejën: Me këtë ekip mund të arrij shumë

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja dje fitoi për herë të parë medaljen e argjendë në Ligën Ballkanike

Ekipi verdhezi në finale humbi nga Hapoel Altshuler Shaham Beer Sheva/Dimona me rezultat 95-99.

Mirëpo, duket se kjo humbje nuk e dëshpëruar fare trajnerin Hadar, që beson se me këtë ekip do të arrijë shumë.

“Jam i kënaqur me cilësinë e ndeshjes, por jo me rezultatin. I përgëzoj basketbollistet e mi, ata luajtën fort dhe dhanë maksimumin e tyre. Urime Hapoelit, shpresoj që sezonin e ardhshëm ta takoj sërish këtë ekip.”

“Ky turne është një mundësi e shkëlqyer për të takuar ekipe të mira dhe për të parë një lloj tjetër basketbolli. Një nga arsyet që nuk fituam është për shkak të fillimit tonë të ngadaltë, por arsyeja më e madhe është se kemi humbur 15 gjuajtje të lira. Nëse do ti kishim ekzekutuar më mirë, do të kishim fituar. Me këtë klub mund të arrij shumë”, tha Hadar në intervistën pas ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.