Basketboll

Hera e katërt që Trepça dhe Peja ndeshen në finale, por kush prin me tituj në duele direkte?

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça iu është bashkuar Pejës në finalen e madhe të Superligës së Kosovës.

Për gurmanët e basketbollit, vlen të ceket se kjo do të jetë vetëm hera e katërt në histori të basketbollit tonë të pavarur nga viti 1991/92, që këto dy skuadra ndeshen në finale, transmeton AsistiOnline.com

Pas plotë 23 viteve, Trepça dhe Peja do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.

Trepça dhe Peja, janë përballur për herë të fundit në një finale, gjatë edicionit të parë të pasluftës – 1999/2000. Finalja e parë ku jane ndeshur, ishte ajo e vitit 1993, ku fitoi Trepça.

Një vit më vonë (1994) ishte Peja, ajo që u revanshua dhe së fundmi para plotë 23 viteve, Trepça dhe Peja u ndeshën në finale dhe Trepça aso kohe u shpall kampione.

A do të jetë hat-trick për Trepçën 3-1, apo Peja do ta barazojë me tituj 2-2, mbetet të shihet në fund të kësaj finale e cila do të jetë e zjarrtë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.