Basketboll

Tirana shpallet kampione e Shqipërisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Tirana është kampione e Shqipërisë për edicionin 2022/23.

Ekipi kryeqytetas shqiptar triumfoi sonte në ndeshjen e pestë të serisë finale ndaj Besëlidhjes me rezultat 64-89.

Endrit Hysenagolli e Jakobi Bonner me nga 23 pikë dhe Gerard Davis me 16 e Julian Hamati me 13 pikë, ishin katër lojtarët më të dalluar të Tiranës në këtë fitore me vlerë trofeu.

Te Besëlidhja s’mjaftuan, Bryant Felton me plotë 35 pikë e as Jordan Robinson me 11 sosh.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme prej 2-3, Tirana fitoi titullin e 22-të të kampionit në Shqipëri dhe vlen të ceket se në këtë finale ishte në minus të serisë 2-0, por arriti të bëjë rikthimin e madh.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.